Shpërthim me lëndë plasëse në Lagunën e Patokut, dëmtohet një ambient pranë një lokali

Një shpërthim ka ndodhur në Lagunën e Patokut duke dëmtuar një ambient pranë një lokali. Mësohet se policia është njoftuar nga një person me inicialet Z.T., për shpërthimin e ndodhur.

Sipas raportimeve, lënda plasëse ishte vendosur tek disa tualete të jashtme, të cilat ndodheshin pranë lokalit. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me shpërthim tritoli apo ndonjë lënde tjetër shpërthyese.

Policia ka sekuestruar një monstër nga lënda plasëse për ta dërguar për ekzaminim në laboratorët e specializuar në Tiranë. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.


Shtuar 29.03.2025 17:36