Shpërthim me bombë, kryeprokurori vritet brenda zyrës së tij (VIDEO)

Prokurori i përgjithshëm i Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhansk (LPR), e mbështetur nga Rusia, në Ukrainën lindore, u vra nga një shpërthim bombe në zyrën e tij të premten.

Lajmin e bëri të ditur Reuters, e cila publikoi lajmin, referuar agjencisë ruse të lajmeve Interfax, duke cituar shërbimet e urgjencës.

Bëhet e ditur se vendi i shpërthimit ka qenë i rrethuar. Masmediat e Federatës Ruse, duke cituar burimet e tyre, raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Fillimisht ishte RBC që raportoi se “prokurori i përgjithshëm” Serhii Gorenko vdiq si rezultat i shpërthimit.