Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në hyrje të Ksamilit. Nga raportimet paraprake, dyshohet të ketë shpërthyer një bombol gazi pranë një karburanti.
Policia dhe ambulanca janë nisur për në vendngjarje.
Të lidhura
None found
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:26, në Ksamil, në një pikë karburanti, dyshohet nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. I., 28 vjeç , i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjehershëm i zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com
