Shpërthim i fuqishëm në Siri: 2 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi sot qytetin Maarat Misrin në Idlib të Sirisë, duke lënë pas dy viktima dhe të paktën 70 të plagosur, sipas raportimeve nga mediat lokale.

Ministri sirian për Emergjenca dhe Menaxhimin e Fatkeqësive, Raed Al-Sale, konfirmoi përmes një postimi në platformën “X” se ekipet e Mbrojtjes Civile reaguan menjëherë në vendngjarje, pavarësisht shpërthimeve dytësore të vazhdueshme që po pengojnë operacionet e shpëtimit dhe evakuimit.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar shkakun e shpërthimit, ndërsa ministri u bëri thirrje banorëve të zonës që të shmangin afërsinë me vendngjarjen për shkak të rrezikut të lartë.

“Po përballemi me një situatë të vështirë dhe komplekse, por ekipet janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje”, deklaroi Al-Sale.


Shtuar 24.07.2025 16:16