Të paktën 30 persona janë plagosur në Italinë qendrore pas një shpërthimi në një vendstrehim refugjatësh që shkaktoi shembjen e ndërtesës.
Shumica pësuan lëndime të lehta në shpërthimin e së premtes mbrëma, megjithëse një person u transportua me avion në një spital në Romë, thanë autoritetet në qytetin e San Lorenzo Nuovo.
Mediet italiane bëjnë me dije se ka nisur një hetim për shkaktimin e lëndimit trupor nga pakujdesia dhe se shkaku i shpërthimit është i paqartë. Deri më tani, nuk ka pasur indikacione se mund të jetë një sulm.
Në vendngjarje, tre helikopterë transportuan të plagosurit në spitalet e Viterbos, Montefiascone, Sienës dhe Romës.
Të pranishëm ishin edhe njësi të ndryshme zjarrfikëse nga Viterbo dhe Tarquinia. Prokurorët e Viterbos, të koordinuar nga prokurori Paolo Auriemma, kanë hapur një dosje hetimore në lidhje me shpërthimin që shkaktoi shembjen e një ndërtese në San Lorenzo Nuovo që strehonte emigrantë.
Për momentin magjistratët procedojnë për veprën penale të fatkeqësisë nga pakujdesia.
Shkaqet që shkaktuan shpërthimin janë ende të paqarta. Prefekti i Viterbos, Antonio Cananà ka thirrur një mbledhje urgjente për këtë pasdite për të sqaruar se çfarë ka ndodhur.
“Nuk kishte sisteme gazi brenda strukturës, sqaruan administratorët e ‘Ospitës’, si për ngrohje ashtu edhe për gatim. Do të duhet të konstatojmë origjinën e shpërthimit“.
Ndërtesa e shembur ndodhet në zonën industriale të qytetit, ku kryesisht banonin burra./albeu.com