Shpërthim i fuqishëm në portin e Sarandës, një i plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në portin e Sarandës në këtë mbrëmje.

Dyshohet për një shpërthim në një anije.

Policia dhe ambulanca janë në vendngjarje. Konfirmohet një person i plagosur.

Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një anije të huaj që ndodhej në radë. Dyshohet se ka plasur bombola e oksigjenit e një personi që do të kryente zhytje (polumbar).


Shtuar 24.06.2024 22:29