Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Milanos sot. Mediat italiane bëjnë me dije se ka qenë një makinë që mbante bombola oksigjeni ajo që ka shpërthyer, duke shkaktuar ë pas “efektin domino”.
Nga shpërthimi i fuqishëm, disa automjete janë përfshirë në flakë, dhe një shtëllungë e madhe me tym të zi ka mbuluar qiellin e zonës.
View this post on Instagram
Të paktën pesë makina dhe katër motoçikleta janë djegur, raportojnë mediat atje, me zjarrin që u përhap drejt apartamenteve në rrugë dhe një farmacie.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje në zonën Porta Romana të qytetit, e cila është rrethuar nga policia.
Një shkollë dhe azil pleqsh aty pranë janë evakuuar, ndërsa raportohet vetëm për një të lënduar.
Hetimet mbi ngjarjen kanë nisur./albeu.com