Të paktën katër persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë u plagosën sot kur një tub i ujit të nxehtë shpërtheu në një qendër tregtare në perëndim të Moskës.
Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i qytetit, Sergei Sobyanin, përmes një njoftimi, i cili theksoi se disa nga të plagosurit kishin pësuar djegie dhe se shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje.
“Ne po ofrojmë ndihmë mjekësore për të gjitha viktimat”, theksoi kryebashkiaku i kryeqytetit rus.
Qendra tregtare, e njohur si Vremena Goda, filloi të funksionojë në vitin 2007 dhe ka mbi 150 dyqane.