Një incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në një lokal në pedonalen e qytetit të Shkodrës.
Një ngrohëse gazi ka shpërthyer në flakë papritur, duke shkaktuar panik të klientët që ndodheshin në lokal dhe kalimtarët e rastit.
Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërkohë flakët janë neutralizuar nga zjarrfikësit dhe nuk janë përshkallëzuar më tej.
