Shpërthen në flakë makina në Kurbin, shoferi dërgohet në Spitalin e Traumës

Një makinë ka shpërthyer në flakë në Kurbin teksa ishte në ecje dhe si pasojë ka mbetur i lënduar shoferi.

Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt tenkik, teksa drejtuesi i mjetit është dërguar në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/ Informacione paraprake

Në Sanxhak, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Ford Focus, me drejtues shtetasin A. L. i cili për pasojë ka marrë lëndime fizike dhe është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupet hetimore vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjet e plota të rrethanave të ngjarjeve, të cilat nga hetimet paraprake rezultojnë aksidentale. /albeu.com


Shtuar 14.03.2023 20:55