Deputetja e PL, Monika Kryemadhi tha se do e respektojë vendimin e GJKKO-së, për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kryemadhi tha se aty në kamera ka dalë edhe një “motherfu***”, që godet Metën gjatë arrestimit.
Sipas Kryemadhit, SPAK heton vetëm opozitën dhe jo maxhorancën.
Monika Kryemadhi: “Do ta respektoj drejtësinë e kastruar të Ramës. Edhe Ghandi e bëri burgun. Nuk kanë argument dhe iu duheshte që ta mbyllin brenda Metën. Kur e kanë kërkuar ata Metën dhe nuk iu ka shkuar ndonjëherë? Na del dhe një motërfuck*r aty që e godet në kokë. Kush është policia e Neritan Nallbatit. Policia e grupit të Shijakut, që kontrollon Portin e Durrësit. Për inceneratorët nuk hetohet asgjë”.