Shpërthen Linda Rei: Olsa Muhameti, shkarravinë! S’më dhanë pagesën, por edhe më vodhën

Linda Rei ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste në emisionin “Më prit të dielën”, ku ka folur hapur për përvojën e saj në Big Brother VIP Kosova, duke akuzuar produksionin dhe konkretisht Olsa Muhametin për shkelje kontrate, mospagesë dhe madje edhe vjedhje të sendeve personale.

E revoltuar, Linda mohoi kategorikisht çdo pretendim për padi ndaj saj, duke theksuar se ishte vetë produksioni ai që theu kontratën i pari. “Nuk ka asnjë padi sot, sepse ata e kanë thyer kontratën me mua. Unë kam 10 vite eksperiencë me televizionin dhe ia di shumë mirë si funksionojnë këto gjëra”, u shpreh ajo.

Sipas Lindës, pagesa e saj ishte e parashikuar qartë në kontratë dhe duhej të kryhej çdo javë, gjë që nuk ndodhi. Ajo tregoi se kishte paralajmëruar se do të mbronte veten dhe të drejtën e saj për pagesë, por situata u përkeqësua. “I thashë stilistes që nëse lekët nuk vinin të hënën, fustani do të kthehej. Unë isha pa gjumë, pa bukë, në gjendje shumë të rëndë psikologjike. Nuk ia vlente më”, rrëfeu ajo.

Por akuzat nuk përfunduan me kaq. Linda Rei deklaroi se përveç mospagesës, produksioni i ka marrë edhe sende personale, përfshirë këpucë, valixhe dhe extensions. “Jo vetëm që nuk më paguan, por edhe më kanë vjedhur”, tha ajo me tone të ashpra.

Deklaratat e Lindës kanë ndezur debat të fortë në rrjet, duke hedhur hije dyshimi mbi mënyrën e trajtimit të banorëve në reality show.


Shtuar 15.12.2025 11:42