Shpërthen bombola e gazit në Selenicë, një i vdekur

Një bombol gazi ka shpërthyer në Selencië, në banesën e një 50-vjeçarin. Si pasojë e shpërthimit ka marrë lëndime të rëndë 50-vjeçari, i cili rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

“Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombol gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 1.09.2023 08:59