Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, pëson djegie një persona

Një bombol gazi ka shpëthyer në Pogradec, ku për pasojë kë mbetur i lënduar një person.

Sipas policisë, rreth orës 13:15, në fshatin Rëmenj, në banesën e shtetasit F. T., ka shpërthyer një bombol gazi, ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 29.07.2023 14:51