Në orët e para të mëngjesit, ka shpërthyer një bombol e gazi në një banesë në Shijak. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Popullore”.
Fatmirësisht nga shpërthimi i bombolës së gazit, nuk ka pasur të lënduar.
Në orët e para të mëngjesit, në Shijak në lagjen “Popullore”, në kuzhinën e shtetasit L. K., 70- vjeç, e veçuar nga banesa ku jetonte ka pasur rrjedhje gazi, ku si pasojë e rrjedhjes ka shpërthyer bombola e gazit.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombolës së gazit.