Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen nr.17 në Korçë.
Si pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia. /albeu.com