Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në një apartament në kryeqytet, pranë tregut Çam.
Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Deri më tani përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.
Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur polici si dhe forcat zjarrfikëse me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve.
