Gjykata e Durrësit ka lënë në burg të rinjtë “e famshëm” të tik-Tokut të cilët shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Durrës dhe Sukth.
Ata dolën sot para Gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë dhe për shtatë prej tyre gjykatësi vendosi masën “arrest me burg”, ndërkohë për 24-vjeçaren Kristel Balla gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje”.
Arrest me burg për
-Goni Muça
-Tani Muça
-Amonali Halili
-Alban Vela
-Ergi Curri
-Gentian Konesha
-Stivens Bulku
Detyrim paraqitje
-Kristel Balla
Policia finalizoi dy operacione t “Foremost” dhe “Last deal” dy ditë më parë në Durrës dhe Sukth.
Nga hetimet me metoda proaktive ka rezultuar se shtetasi Goni Muça kishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit.
Video e operacioneve
Gjithashtu, këta shtetas, për ndarjen e lëndës narkotike, kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit Goni Muça., në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e shtetastit Ergi Curri, në një lagje në Durrës.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”./Albeu.com/