Dy të rinj janë arrestuar pasi shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Dhërmi.
Në pranga kanë rënë dy të rinj nga Elbasani, të cilëve gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me të cilin qarkullonin, iu gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 2 aparate celulare, një sasi parash (lekë, euro, paund dhe franga) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohen dy të rinjtë.
Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi parash, e dyshuar e përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së drogave të forta, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.
Komisariati i Policisë Himarë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim i shtetasve:
-G. H., 25 vjeç, dhe E. M., 21 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me të cilin qarkullonin këta dy shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 2 aparate celulare, një sasi parash (lekë, euro, paund dhe franga) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas u shisnin lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.