Shpërndanin drogë në lokalet e natës, dy të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Mix” të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare u bë arrestimi i A. B., 25 vjeç dhe V. Ç., 38 vjeç.

Gjithashtu u shpall në kërkim  bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. Ç., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive ka rezultuar se këta 3 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e dozave të drogave të forta, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në klubet e natës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokaine, 1 tabelë policie, 3 automjete, 5 aparate celulare, 1 peshore elektronike, 76 800 lekë të rinj dhe 175 euro, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim./Albeu.com/


Shtuar 10.01.2023 14:39