Shpejtësia i mori jetën? Detajet nga aksidenti tragjik, viktima ishte pasagjer, njëri prej të plagosurve në gjendje të rëndë

Shpejtësia dyshohet se ka qenë shkaku i aksidentit tragjik që i mori jetën Visar Meshit, 35 vjeç.

Meshi së bashku me dy persona të tjerë po udhëtonin me një makinë tip “BMW X5” në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ndodhi në aksin Tiranë-Durrës.

Mësohet se 35-vjeçari ishte pasagjer.

Dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë,  Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj, njëri prej të cilëve shoferi i mjetit kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se njëri prej tyre ndodhet  në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tjetri në gjendje me stabël.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut që ka shkaktuar përplasjen e makinës me mbajtësen anësore të rrugës./Albeu.com. 


Shtuar 16.06.2023 11:09