“Shpallja fajtorë e luftëtarëve për liri do të ishte një tragjedi”/ Rama ndan deklaratën e James Rubin: Liria ka emër

Kryemnistri Edi Rama ka ndarë deklaratën e James P. Rubin, i cili ka folur në lidhje me gjyqin e ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë dhe theksoi se shpallja fajtorë e luftëtarëve për liri do të ishte një tragjedi.

Në videon që Kryeministri ka ndarë në rrjetin social Facebook, shkruan se liria ka emër.

Postimi i Ramës:

LIRIA KA EMËR. “Shpallja fajtorë e luftëtarëve për liri do të ishte një tragjedi,” James Rubin

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, gjatë intervistës në podcastin Balkans Debrief, me gazetaren Ilva Tare tha se dëmi do të ishte i madh edhe për ata që në ardhmen do të kërkojnë ngritjen përsëri të një gjykate ndërkombëtare ligjore.

Ai theksoi se Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftuan për lirinë e vendin të tyre.

“Lutem që kjo mos të ndodhë, pasi ka për qenë një tragjedi reale për njerëzit që luftuan, ku disa prej tyre dhanë jetën për liri dhe për ata njerëz që sot përfaqësojnë miliona kosovarë dhe shqiptar.

Po shpallen fajtor pa asnjë provë.

Unë e kam parë dhe ka për të qenë një plagë e tmerrshme e sistemit ligjor dhe unë mendoj se dëmi ka për të qenë për një kohë të gjatë, për ata që do të jenë të gatshëm të krijojnë ndonjë gjykatë ndërkombëtare ligjore përsëri.

Kështu që unë shpresoj dhe lutem që kjo mos ndodhë”, tha Rubin.


Shtuar 29.10.2025 20:24