Mjeku Dervish Hasi, i cili ra në pranga më 18 janar të këtij viti pasi akuzohej për veprat penale “trafikim të të miturve” dhe “p**rn*grafi”, ka lënë qelinë.
Avokati i Hasit, ka bërë me dije për RTSH se klienti i tik ka lënë qelinë para një jave, pasi sipas tij, është shpallur i pafajshëm për veprat penale për të cilat akuzohej.
Të lidhura
None found
“Nuk është liruar sot, është liruar para një jave. Mbaroj gjykimi dhe fitoi pafajësinë ai, është liruar, është deklaruar i pafajshëm. Tani nuk ka asnjë akuzë. Nuk është e mitur ajo, unë e kisha thënë me kohë. Ishte një mashtrim, kishin bërë lojë kolegët, e morën në qafë dhe gazetarët lart e poshtë”, ka deklaruar për RTSH-në Roland Islami, avokati i mjekut Dervish Hasi.
Mjeku kirurg ra në pranga për shfrytëzim pr**stitucioni dhe menjëherë pas ngjarjes, u pezullua nga detyra në QSUT.
42-vjeçari njihet nga të gjithë si një besimtar mysliman dhe në shtëpi kishte tre gra të tjera, ndërkohë, të miturën para njerëzve e prezantonte si gruan e tij të katërt. 16-vjeçarja herë pas here shkonte në shtëpinë e mjekut dhe dyshohej se ky i fundit kishte kryer edhe marrëdhënie s*k*uale me të.
Nga deklaratat e dhëna më herët nga familjarët e të miturës, ata thanë se vajza e tyre ishte bindur nga Dervish Hasi dhe shkonte vetë te ai. Dyshohet se ai e kishte manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.
Dervish Hasi, nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare, pasi më herët ai është hetuar nga SPAK, sepse dyshohej se ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
