Shpallet fituesja e edicionit të gjashtë të “She’s On Top”

Pas një rrugëtimi të gjatë, të mbushur me sfida, emocione dhe momente të paharrueshme, edicioni i gjashtë i spektaklit “She’s On Top” u mbyll me një natë finale plot shkëlqim dhe konkurrencë të fortë.

Vajzat finaliste dhanë maksimumin për të bindur jurinë dhe publikun, por në fund, kurora e më të mirës iu dha Rigelda Totraj.

Rigelda arriti të triumfojë në mesin e pesë finalisteve të përzgjedhura: Arta, Brisi, Antonela dhe Marigona, duke u dalluar për paraqitjen, përkushtimin, zhvillimin personal gjatë spektaklit dhe potencialin për të qenë një figurë e fortë në industrinë e modelingut.

Gjatë gjithë sezonit, vajzat përballuan prova nga më të ndryshmet, nga sfilatat dhe fotosesionet deri te sfidat e inteligjencës, personalitetit dhe aftësisë për të komunikuar.

Rigelda spikati si një konkurrente e qëndrueshme, duke treguar rritje të vazhdueshme dhe një qëndrim të palëkundur ndaj sfidave.

Fitorja e saj në “She’s On Top” i hap rrugë mundësive të reja profesionale në botën e modës dhe televizionit.

Me mbylljen e këtij edicioni, spektakli konfirmoi sërish rolin e tij si një platformë e rëndësishme për vajzat e reja shqiptare që synojnë të ndërtojnë karrierë në modeling dhe ndërkohë që publiku tashmë pret me interes se çfarë do të sjellë edhe sezoni i ardhshëm.


Shtuar 28.07.2025 13:26