Shorti i Conference League, për 1/8 e finaleve, është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës dhe sipas rregullores, ekipet nga i njëjti kampionati nuk përballeshin dot me njëri tjetrin.
Goglat janë tërhequr nga Altin Lala, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, pasi finalja e këtij kompeticioni do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” më 25 maj.
Marseille mësoi e para ekipin kundërshtar, zviceranët e Basel. Leicester përballet me Stade Rennais, kurse PAOK me belgët e Gent.
Holandezët e Vitesse do kenë përballë Romën, PSV Eindhoven danezët e Copenhagen. Goglat për Slavia Praga rezervuan si kundërshtar austriakët e LASK.
Kampionët e Norvegjisë, Bodo/Glimt, sfidohen nga AZ Alkmaar, ndërsa Partizan Beograd ndeshet me Feyenoord.
Sa i takon datave të ndeshjeve, sfidat e para zhvillohen më 10 mars, kurse të kthimit një ditë më pas. / h.ll/albeu.com