Shorti Champions, Tirana me fat, buzëqeshin Ballkani dhe Shkupi

 

Në Nyon të Zvicrës është hidhur shorti për raundin e parë kualifikues të Champions League, ku skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana ka mësuar edhe kundërshtarët e saj në këtë tur.

Goglat i vunë bardheblutë përballë skuadrës së Luksenburgut, F91 Diddeleng me sfidat që do të fillojnë të luhen më 5-6 korrik në starnsfertë, ndërsa ndeshjen e kthimit do e luajë në shtëpi më 12-13 korrik.

Mund të cilësohen me fat kryeqytetasit pasi “peshkuan” skuadrën më të mirë të mundshme, teksa shmangën skuadra si Ludogorets Razgrad (BUL), CFR Cluj (ROU), Ferencváros (HUN), Maribor (SVN).

Ja te gjitha duelet:

Ndërsa Ballkani, kampioni i Kosovës do të duelojë në turin e parë të Champions League me Lituanezët e Zalgiris, teksa sfidën e parë do e luajë si pritëse. Kjo është hera e parë për skuadrën nga Suhareka që merr pjesë në një kompeticion të tillë.

Edhe Shkupi ka mësuar kundërshtarët e tij, teksa do të përplasë “brirët” me Lincoln Red IMPS nga Gjilbraltari. Edhe kampionia e Maqedonisë së Veriut sfidën e parë do ta luajë në shtëpi.

/h.ll/albeu.com


Shtuar 14.06.2022 12:35