Shoqëruesi i saj u përfshi në dhunën barbare ndaj një familjeje në Hamallaj, reagon Lindita Nikolla

Shoqëruesi i saj u përfshi në dhunën barbare ndaj një familjeje në Hamallaj, reagon Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka reaguar  pas ngjarjes së shëmtuar të ndodhur ditën e sotme në Hamallaj të Durrësit, ku anëtarë të familjes Nikolli kaë ushtruar dhunë ndaj disa anëtarëve të familjes Kaçi.

Ishin këta të fundit të cilët denoncuan në media se një prej dhunuesve Martin Nikolli, është shoqëruesi i Lindita Nikollës.

Në reagimin e saj kryetarja e Kuvendit ka dënuar ashpër dhunuesit, ndërsa ka përshëndetur Policinë e Shtetit për ndalimin e dhunuesve.

Reagimi i Nikollës:

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, reagon për ngjarjen e ndodhur sot në Hamallaj.

“Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës  së Republikës (që nga viti 2006) Martin  Nikolli është e dënueshme.

Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot.

Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji.”


Shtuar 30.07.2023 19:04