Shoqërimi i Ramës nga policia gjermane, reagon qeveria: Ja si qëndron e vërteta

Media gjermane Der Spiegel ka publikuar sot një artikull ku tregon se gjatë valës së katërt të pandemisë, në dhjetor të vitit të shkuar, kryeministri Edi Rama është shoqëruar në rajon pasi ka refuzuar me forcë vendosjen e maskës FFP2.

Pas publikimit të lajmit në mediat shqiptare, ka reaguar Drejtori i Agjencisë për Median dhe Informimin, i cili pohon shoqërimin, por sqaron se ka ndodhur për shkak të sjelljes së pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit, jo për maskën.

Reagimi i Endri Fuges:

Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite.

 

 


Shtuar 15.04.2022 15:36