Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Shkodër janë mbledhur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë. Ata kërkojnë lirimin e banorëve, të cilët janë shoqëruar nga policia gjatë protestave për pronat.
Sipas tyre po bëhet një padrejtësi në çështjet e pronësisë. Në lidhje me këtë, ata kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse. Gjatë një prononcimi për mediat, njëri prej protestuesve është shprehur se do t’i drejtohen gjykatave, dhe SPAK-ut.
“Na arrestojnë te toka, shkojnë atje sikur ua kemi zënë ne. Ne do të vijmë nesër, e pasnesër, pasi jemi në të drejtën tonë. Këta kriminelë na trajtojnë se u kemi zënë ne tokat. Na bllokojnë makinat, kanë falsifikuar dokumentet. Nuk do të ndalemi, dhe do ta mbrojmë me çdo mënyrë. Do t’i drejtohemi gjykatave, SPAK-ut. I kapin prej leckash, nuk pyesin nëse janë pleq apo të rinj. Nuk është shteti që kemi ne, por ata që kanë paguar.”, tha një prej protestuesve.

