Shoqërimi i protestuesve në Berat bëhet me “Range Roverin” e drejtorit të policisë (VIDEO)

Protesta në Berat është shoqëruar me tensione të shumta. Janë shoqëruar shumë protestues për bllokimin e rrugëve, saqë duket se Drejtoria Vendore e Policisë nuk ka më mjete në dispozicion.

Kjo ka bërë që për shoqërimin e protestuesve të përdoret makina luksoze e drejtorit të policisë së Beratit.

Nga pamjet e siguruara më poshtë mund të shikoni të rinjtë që i fusin në mjetin luksoz për t’i shoqëruar në komisariat./albeu.com

 


Shtuar 11.03.2022 18:39