Një ngjarje ka ndodhur ditën e sotme në Greqi ku drejtoresha e shkollës për fëmijë me aftësi të kufizuara ka kafshuar në këmbë nxënësin autik 11 vjeç.
E ëma e fëmijës ka denoncuar rastin e çuditshëm, pasi fëmija ishte kthyer nga shkolla me shenjën e kafshimit në këmbë.
Mediet greke shkruajnë se mësuesja i ka thënë nënës se lëndimet në trupin e fëmijës janë shkaktuar kur ajo bashkë me drejtoreshën po tentonin të largonin fëmijën nga drejtoresha, pasi ky i fundit e ka kapur prej flokësh./albeu.com