Shoferja përplasi dhe dhunoi këmbësorin në Tiranë, reagon policia: Shoqërohet 46-vjeçarja dhe bllokohet “benzi” (VIDEO)

Ditën e djeshme në rrjetet sociale u shpërnda një video e rëndë  ku një shofere pasi kishte përplasur një këmbësor, del nga makina dhe më pas e dhunon.

Pamje mjaft shqetësuese u bënë virale, ndërsa ditën e sotme ka reaguar edhe Policia.

“Uniformat blu” bëjnë me dije se ka indetifikuar dhe shoqëruar shoferen 46-vjeçare, B.R, si edhe ka bllokuar mjetin tip “Benz”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Njoftimi:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetase që ka ndaluar automjetin në vija të bardha dhe nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor (mosdhënie përparësie këmbësorëve), ju sqarojmë se:

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e drejtueses së automjetit që shfaqet në video.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë lokalizuar automjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij, shtetases B. R., 46 vjeçe.

Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip “Benz”, ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./albeu.com