Shoferi i “Benzit” përplas motorin në Fier, dërgohet me urgjencë në spital drejtuesi

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në  Fier.

Shoferi, i cili drejtonte një automjet tip “Benz” ka përplasur një motor. Si pasojë e përplasjes nga makina ka marrë plagë drejtuesi i motorit që është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen ekspertizën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Ndërkohë si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në këtë aks rrugor./albeu.com

 


Shtuar 19.12.2023 11:41

Tags: ,