“Shmangni lëvizjet gjatë natës”, nisin reshjet e dëborës në Bulqizë, policia apel shoferëve: Tregoni kujdes!

Kanë nisur reshjet e para të dëborës gjatë pasdites së sotme në Bulqizë. Reshjet e dëborës janë shoqëruar me erë të fortë.

Për rrjedhojë policia lokale u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin lëvizjet gjatë natës pasi temperaturat kanë filluar në ulje.

Kujtojmë se 2 ditë më parë ngricat në rrugë shkaktuan një aksident me vdekje rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Pishat në Fushë Bulqizë”.

/albeu.com/