Shkupi kualifikim historik, kampionët e Maqedonisë kalojnë në fazën tjetër të Champions League

Shkupi ka arritur të kalojë në turin e dytë të Champions League me rezultat të përgjithshëm 3-2. Në ndeshjen e sotme të zhvilluar në transfertën e Lincoln Reds Imps, kampionët e Maqedonisë u mposhtën me shifrat 2-0.

Por kjo nuk ndikoi te kalimi i tyre në fazën tjetër, pasi falë fitores në takimin e parë me shifrat 3-0, Shkupi merr biletën e turit tjetër, ku tashmë do të përballet me Dinamo Zagreb. / h.ll/albeu.com


Shtuar 12.07.2022 20:06