Temperaturat e larta kanë shkaktuar djegien e një sipërfaqeje të madhe me grurë dhe ullinj në Ishull-Lezhë.
Sipas raportimeve, 200 rrënjë ullinj në pronën e një 88 vjeçari janë shkrumbuar ndërsa policia ka nisur hetimet.
“Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, si pasojë e temperaturave të larta”, tha policia.
Prej disa ditësh në zona të ndryshme të vendit sipërfaqe të mëdha toke janë përfshirë nga flakët. Shkak janë bërë temperaturat e larta ndërsa ka patur edhe raste të qëllimshme.