Shkrumbohet Range Roveri në Pogradec, mjeti në pronësi të ish-policit, për çfarë dyshohet (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një mjet tip Range Rover është përfshirë nga flakët. sipas sinformacioneve, mësohet se ngjarja është regjistruar në lagjen nr 1, në afërsi të Capri Center, ku mjeti tip Range Rover është djegur thuajse plotësisht.

Sipas burimeve, mësohet se mjeti është në pronësi të Erion Maxharit, i njohur për policinë e Pogradecit.

Ky i fundit, ka preçedent të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme, ndërsa kujtojmë se ditën e zgjedhjeve ka qenë një prej të arrestuarve që u përfshi në një konflikt fizik me një nga komisionerët.

Nga ana e grupit hetimor po bëhet kqyrja e vendit të ngjarjes, si edhe janë marrë kamerat e sigurisë të zonës për të zbardhur ngjarjen, pasi ka dyshime që zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme.

Megjithatë, shkaku i zjarrit nuk konfirmohet ende zyrtarisht.


Shtuar 26.02.2026 08:23