“Shkrumbohet” nga flakët shtëpiza prej druri e biznesit në Ersekë, zjarri u ndez aksidentalisht nga pronarja

Një prej njësive të shërbimit të një biznesi të drejtuar në fushën e agroturizmit, me emrin “Farma Sotira”në qytetin e Ersekës, është përfshirë nga flakët.

Nuk është raportuar për dëme në njerëz, por e gjithë ndërtesa prej druri është djegur dhe ka dëme të shumta materiale. Në tokën dhe “shtëpizat” përreth fatmirësisht nuk janë përhapur flakët.

Zjarri mësohet se është ndezur nga vetë pronarja e biznesit, ku për shkak të pakujdesisë ka marrë përmasa të mëdha dhe ka qenë e pamundur të ndërhyhet për shuarjen e flakëve.


Shtuar 21.10.2025 17:15

Tags: ,