Gjatë mesnatës, një restorant në Theth është shkrumbuar nga flakët. Siç shihet nga pamjet, i gjithë restoranti është nën “pushtetin” e zjarrit.
Nga flakët raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërsa mësohet se zjarri është shuar pas ndërhyrjes së banorëve të zonës.
Ende s’ka një njoftim nga policia lidhur me djegien e restoranit në pronësi të Petrit Gjeçaj në fshatin turistik.