Një tjetë automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Vlorë, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Makina është djegur në bulevardin Ismail Qemali, ndërsa mendohet se shkak është bërë nxehja e tepërt.
Zjarri ka shkaktuar trafik brenda në qytet ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbuluar rrethanat e ngjarjes./albeu.com