Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Pukë–Fushë Arrëz, në vendin e njohur si “Shkalla e Bushtres”.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ndërsa drejtuesi i automjetit ishte i vetëm dhe ka arritur të dalë pa lëndime.
Në pamjet e siguruara shihet se makina është shkrumbuar plotësisht nga zjarri.
Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa po verifikohen shkaqet e ngjarjes, që dyshohet të ketë ardhur nga një defekt teknik.
