Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Burimet për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Zvërrnecit rreth orës 19:55, ndërsa mësohet se makina ka qenë e parkuar. Sipas informacioneve të para, dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.
Sipas njoftimit të policisë makina e tipit camper i përket një francezi me iniciale A.D, teksa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset dhe forcat policore, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe zbulimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:55, në Zvërnec, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, një furgon i parkuar (camper), në pronësi të shtetasit francez A. D.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.