Një makinë është djegur e gjitha në “Rrugën e Kombit”.
Siç shihet edhe nga video e siguruar nga AlbEu.com, makina është djegur e gjitha.
Burime për AlbEu.com bëjnë me dije se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e ndonjë defekti elektrik.
Famtirësisht nuk ka persona të lënduar.
Njoftimi:
Me datë 27.04.2023, në Rrugën e Arbrit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.