Mesditën e sotme, në hyrje të segmentit të autostradës Fier-Vlorë, një automjet është përfshirë nga flakët.
Raportohet se pas ngjarjes së ndodhur, në vend kanë shkuar automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Burimet paraprake të informacionit, pohojnë se ka qenë një shkëndijë elektrike, e cila ka bërë që makina të shpërthejë në flakë.
Automjeti tip ‘Mercedes Benz’ që udhëtonte me sens për në drejtim të Lushnjës, ku drejtuesi i mjetit sapo ka parë tym ka ndaluar duke zbritur nga automjeti, ndërkohë mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.