Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme nëKsamili. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit, ku makina ishte e parkuar prej disa orësh. Bëhet me dije se automjeti mbante targa rumune dhe ndodhej në një rrugicë të banuar.
Ndërkohë flakët janë vënë re nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, për të shmangur përhapjen e tij në banesat përreth apo në mjete të tjera.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale në mjet janë të konsiderueshme. Megjithatë ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.