Gjatë orëve të natës, një shtëpi në Golaj të Hasit, është shkrumbuar plotësisht nga flakët e zjarrit.
Zjarri ka rënë dhe familja e Sadri Meshi, nga djegja e banesës ka mbetur në qiell të hapur.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëse, nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit, duke shkrumbuar gjithçka brenda banesës.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka patur të lënduar, ndonëse në shtëpi ka pasur familjar në momentin e rënies së zjarrit.
Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndij elektrike.
Grupi i punës në komisariatin e Hasit në bashkëpunim me prokurorinë e Kukësit, po bëjnë verifikimin e duhur për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit në këtë banesë.