Shkrumbohet banesa në Elbasan, katër anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur

Një banesë në fshatin Gurishtë–Shilbatër, në njësinë Administrative Tregan, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Zjarri ka shkrumbuar banesën pothuajse plotësisht. Mësohet se shtëpia i përket shtetasit Arif Paeshti.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri mendohet të ketë nisur nga një shkëndijë elektrike dhe përhapja e tij u favorizua nga era e fortë.

Mjetet zjarrfikëse të Bashkisë Elbasan ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në banesat përreth.

Tashmë, katër anëtarët e familjes mbetën në qiell të hapur në temperaturat e ulëta, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 20.01.2026 18:20

Tags: ,