Dy banesa në Llakatund të Vlorës janë djegur mëngjesin e sotëm.
Personat që ndodheshin brenda kanë shpëtuar pa dëmtime.
Dyshohet se zjarri të ketë qenë i qëllimshëm për shkak të konflikteve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:17. Shërbimi zjarrfikës është njoftuar se ka marrë flakë një banesë një katëshe por kur mbërritën në vendin e ngjarjes, u konstatua se ishin dy banesa totalisht në flakë.
Luftie Fanaj është pronarja e njërës prej banesave ndërsa tjetrës Petrit Izeti. Banesat janë djegur totalisht me të gjitha orenditë që ndodheshin brenda./Albeu.com/