4 makina janë përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Shkodrës.
Sipas burimeve, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Gjithashtu bëhet me dije se 3 mjete të djegura plotësisht dhe 1 pjesërisht.
Dyshohet se zjarri në njërën nga makinat mund të ketë qenë i qëllimshem, ndërkohë që më pas si pasojë e erës ato janë djegur njëra pas tjetrës.
Ngjarja ka ndodhur te zona e Bexhistenit në hyrje të qytetit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve./albeu.com/