Shkruan Paul Krugman: Pushtimi rus ka shkatërruar ëndrrat e vendasve, si do dukeshin sot Odesa dhe Ukraina?

Nga Paul Krugman, The New York Times

Lufta në Ukraina ka shkaktuar rritjen e çmimeve të mallrave, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për naftën apo gazin. Nga pikëpamja humanitare, rritja e çmimit të ushqimeve, veçanërisht e grurit, mund të jetë një problem shumë më i madh.

Para luftës, Rusia dhe Ukraina prodhonin pothuajse një të katërtën e grurit në botë, shumica e të cilave eksportohej. Si efektet e drejtpërdrejta të luftës ashtu edhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë kanë ndërprerë furnizimet.

Askush nuk e di se sa mund të zgjasë kjo situatë dhe si do të ndikojë rritja e çmimeve kryesisht në vendet e varfra.

Por si bota u bë e varur nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik?

(Departamenti i Bujqësisë i SHBA-së i referohet eksportuesve kryesorë të grurit si KRU, për Kazakistanin, Rusinë dhe Ukrainën.) Kjo është një histori më interesante sesa shumica mund ta mendojnë, sepse KRU u bë “shporta e bukës” në botë jo një herë, por disa herë.

Komunizmi kishte shumë gjëra negative dhe një nga gjërat që nuk bëri si duhej ishte prodhimi i ushqimit. Kolektivizimi i bujqësisë nga Joseph Stalin, shkaktoi miliona viktima në vitet 1932-33 në Ukrainë.

Megjithatë, pas rënies se Bashkimit Sovjetik, gjithçka ndryshoi. Rreth 20 vite më parë, KRU filloi të eksportojë sasi gjithnjë e më të mëdha drithërash. Në fakt globalizimi filloi në shekullin e 19-të, i mundësuar nga teknologjitë më revolucionare të hekurudhave dhe anijeve me avull.

Nëse e mendojmë globalizimin si diçka të re, kjo është për arsye se tregtia botërore lulëzoi vetëm rreth vitit 1980. Dhe KRU fillimisht u bë një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit gjatë epokës së parë të globalizimit, raporton abcnews.al

Por cila ishte qëndra e këtij kompleksi të madh bujqësor?.

Odesa, i cili u themelua në vitin 1794, u bë qyteti i katërt më i madh në Perandorinë Ruse, pas Shën Petersburgut, Moskës dhe Varshavës. Dhe Odesa e vitit 1913 dukej se ishte në rrugë të mbarë për t’u bërë një nga qytetet më të mëdha të botës, dhe jo vetëm ekonomikisht. Si pjesë e Pale of Settlement – pjesa e perandorisë ruse në të cilën hebrenjtë nuk ishin të paragjykuar, qyteti ishte veçanërisht tërheqës për mijëra të rinj që kërkonin të shpëtonin nga regjimet e ashpra të qeverive.

Hebrenjtë përbënin afërsisht një të tretën e popullsisë së saj. Ky përzierjeve e kombësive që ishin në kërkim të lirisë dhe mundësive të reja çoi në lulëzimin e kulturës..

Odessa ishte e famshme për kafenetë, letërsinë dhe muzikën.

Nuk mendoj se është marrëzi apo anakronike të theksojmë se gjërat që e bënë të veçantë Odesën, ishin pikërisht gjërat që etnonacionalistët, atëherë dhe tani, i urrejnë: diversiteti etnik dhe fetar, intelektuali. kurioziteti, liria ndaj botës.

Në prag të pushtimit rus, dukej sikur Ukraina më në fund po rifitonte disa nga ato veçori, gjë që nga ana tjetër bëri që Vladimir Putin ta pushtonte papritur vendin. Dhe duke menduar se si mund të ishte shndërruar Odesa, kjo mbase do të na ndihmojë të kuptojmë se sa e rëndësishme është që pushtimi rus të dështojë.